Eventi “BIO FESTIVAL”, i fokusuar në produktet 100% natyrale , Greqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 06 – 08 maj 2023, do të zhvillohet në Greqi, eventi “BIO FESTIVAL”, i fokusuar në produktet 100% natyrale dhe jetën e shëndetshme. Ky event do ju mundësojë ekspozuesve të prezantojnë produktet dhe shërbimet përpara qindra vizitorëve, arrijnë marrëveshje të rëndësishme tregtare, si edhe zgjerojnë rrjetin e shpërndarjes së produkteve.

Pjesëmarrësit në “BIO FESTIVAL”, do të informohen për tendencat dhe zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe fitojnë njohuri më të mira për ushqimin organik dhe kulturën e ushqimeve bio.

Për më shumë informacion mbi eventin, vizitoni linkun: https://biofestival.gr/en/

BACK TO NEWS