Finalized Projects
Home » MSME & Export » Finalized Projects
Enterprise Europe Network është projekt i Bashkimit Europian, i bashkëfinancuar nga programi COSME, me fokus mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Rrjeti asiston sipërmarrësit të përmirësohen dhe të inovojnë duke kryer partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertizë. Rrjeti ofron shërbime të integruara të përshtatura për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe të gjithë palët e tjera të interesuara
Qëllimi i këtij projekti në Shqipëri është të ofrojë këshilla dhe mbështetje me vlerë të shtuar për kompanitë shqiptare, t’u mundësojë kompanive ndërkombëtarizimin e tyre përmes rritjes së kapaciteteve menaxheriale, analizës së riskut dhe informacionit për të hyrë në tregje të reja.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), gjatë periudhës së zbatimit ka qenë koordinatore e Konsorciumit Shqiptar, i cili përbëhej nga nga 4 (katër) institucione dhe organizata publike dhe private:
- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) – Koordinatore projektit
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHKT) – Partner
- Unioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, (UCCIAL)- Partner
- Instituti për Politikat Publike dhe Qeverisjen e Mirë (IPPM)- Partner
Në përputhje me strategjinë e zbatimit, Konsorciumi Shqiptar gjatë periudhës së zbatimit 2015- 2021 ka ofruar për kompanitë shqiptare, shërbimet:
Këshillim dhe mbështetje
- Këshillim dhe mbështetje për rritje ndërkombëtare
- Mbështetje për inovacionin në biznes
- Ndihmë dhe këshillim se si të ktheni idetë tuaja inovative në një sukses ndërkombëtar
Partneritete ndërkombëtare
- Rrjeti shërben si një databazë për kryerjen dhe realizimin e shprehjeve të interesit
- Rrjeti menaxhon databazën më të madhe online për mundësitë e partneritetit të bizneseve
- Rrjeti shërben për të vendosur kontakte ndërmjet kompanive shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë
Aktivitete
- Aktivitete ndërmjetësimi
- Misione biznesi
- Konferenca dhe workshope
- Trajnime të ndryshme
Viti 2012 – 2014
“ClusterPoliSEE” ishte një projekt Europian i cili synonte zhvillimin dhe rritjen e kapacitetit të sipërmarrjes së Klasterave në Europën Juglindore (SEE). AIDA ishte partneri i vetëm shqiptar që merrte pjesë në këtë projekt ambicioz 2-vjeçar i cili mblidhte bashkë 25 partnerë nga 11 shtete.
Objektivi kryesor i këtij projekti ishte përmirësimi dhe nxitja e kapacitetit të politikëbërësve dhe organizatave të biznesit rajonal, për të përballuar, parandaluar dhe paraprirë ndryshimin, duke zhvilluar strategji të specializimit smart për përmirësimin dhe nxitjen e Klasterave. Në këtë mënyrë do të përshpejtohej diferencimi dhe ndryshimi strukturor i rrjetit të ndërmarrjeve drejt një ekonomie të bazuar në njohuri, teknologji të reja apo bashkëpunimin midis kompanive drejt një cikli të mbyllur prodhimi, etj.
Ky projekt kishte për qëllim identifikimin e një mekanizmi reflektues të politikëbërjes; zhvillimin e një metodologjie inteligjente krahasuese për politika specifike Klasterash, paketë trajnimi si një bazë e përbashkët njohurish dhe raporte parashikimi afatgjatë.
Projekti financohej nga Komisioni Europian nëpërmjet Programit SEE.
Viti 2013 – 2014
TObjektivi i këtij projekti ishte të ndihmonte zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të administruara nga gratë, të cilat operonin dhe promovonin sektorin e turizmit. Projekti gjithashtu kontribuonte në barazinë gjinore duke ndihmuar fuqizimin ekonomik të gruas në zonën e caktuar. Kontribut për të nxitur bashkëpunimin midis Rrethit të Shkodrës në Shqipëri dhe Podgoricës dhe Barit në Mal të Zi, nëpërmjet përfshirjes së përbashkët të grave për të përmirësuar ofertën e turizmit rural.
Ky projekt kishte si qëllim:
- Rritje të vizibilitetit përtej kufijve të sipërmarrjes së grave në sektorin e turizmit;
- Identifikimin dhe promovimin e sipërmarrjes së grave në zonën e ndërkufitare;
- Rritje të kapacitetit të grave në zonën ndërkufitare për të nxitur sipërmarrjen në turizmin rural;
- Rritje të bashkëpunimit B2B në zonën ndërkufitare; krijimin e rrjetit të grave në turizmin rural në zonën ndërkufitare dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.
AIDA ka qenë partneri kryesor në këtë projekt, përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve në të dy anët e kufirit; duke organizuar takime dhe aktivitete të përbashkëta midis partnerëve, shkëmbimin e rregullt të informacionit dhe korrespondencës midis partnerëve në zonën ndërkufitare.
Në thirrjen e parë të shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook kanë aplikuar me idetë e tyre 252 persona/grupe te target grupit mbi 30 vjeç, nga të cilët komisioni sipas pikëve individuale dhe anonime renditi 12 idetë fituese.
Për të mbështetur financiarisht këto ide u miratua VKM Nr. 755, dt. 16.9.2015, ku u përcaktua fondi total prej 10 171 600 (dhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind).
Në vitin 2015, nga AIDA është disbursuar shuma prej 4,405,800 për këtë fond. Kjo shumë korrespondon me këstin e parë për 10 fitues.
Cfarë produkti final është realizuar për secilin projekt?
Nga këto 12 projekt – ide, dy prej tyre janë regjistruar në QKR si biznes.
Cfare impakti ka pasur realizimi i secilit?
Ky fond ka pasur impakt pozitiv pasi 12 projekt-idetë fituese me finalizimin e tyre kanë dhënë kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm si:
- Turizmi;
- Artianati;
- Biznesi Social;
- Bujqesia;
- Blegtoria;
- ICT;
- Gastronomia;
- Kultura
Në lidhje me objektivat e institucionit për cfarë përbën sukses realizimi i tyre?
Nëpërmjet këtij fondi AIDA i ka dhënë mbështetje 8 individëve për të iniciuar krijimin e një biznesi start – up nëpërmjet idesë së tyre dhe 2 personave fizik për të zhvilluar biznesin e tyre me projekt idenë fituese.