Zhvillohet në Shkup Forumi Ekonomik për Bashkëpunimi Rajonal
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë (UCCIAL), në cilësinë e bashkorganizatorit, ishin pjesë e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimi Rajonal që u zhvillua sot në Shkup, Maqedoninë e Veriut.
Në forum ishin pjesë Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vučić.
Takimi u mbajt në kuadër të iniciativës së Bashkëpunimit Rajonal që njihet si “mini shengen” i Ballkanit dhe u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjeve me qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, thjeshtimin e formaliteteve të import-eksportit dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe forcimin e urave të bashkëpunimit mes 3 shteteve.
Në forum mori pjesë dhe një përfaqësi nga AIDA kryesuar nga Drejtori Ekzektuiv, z. Sokol Nano.
Forumi ekonomik bëri bashkë kompani nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia të cilat zhvilluan takime B2B me qëllim krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve.