Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar dedikuar Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të jetë pjesëmarrëse në panairin “Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar dedikuar Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit, i cili do të mbahet në datat 27 – 29 Prill 2023, në Lushnjë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.
Pjesëmarrja e AIDA-s në panair do të shërbejë për të mbështetur dhe promovuar sektorin e bujqësisë dhe produktet shqiptare, nëpërmjet dhënies së informacionit për palët e interesuara, si edhe organizimit të takimeve për bashkëpunim dhe partneritet mes bizneseve pjesëmarrëse.
Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si: konferenca, workshope, tryeza të rrumbullakëta etj., që synojnë të japin informacion mbi programet qeveritare, eksportin e produkteve bujqësore, arritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe inovacionin teknologjik në bujqësi, blegtori dhe peshkim.