Z. Sokol Nano, mirëpriti në një takim drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Maqedonisë së Veriut, Z. Gazmend Abdija

Sot, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Z. Sokol Nano, mirëpriti në një takim drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Maqedonisë së Veriut, Z. Gazmend Abdija. Takimi u zhvillua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve.
Gjatë takimit përfaqësuesit ndanë përvojën e tyre në lehtësimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe mbi realizimin e projekteve të investimeve të përbashkëta.
Në përfundim të takimit, palët dakordësuan mbi organizimin e një takimi të ardhshëm në Shkup, për t’u njohur nga afër me funksionimin e Invest North Macedonia dhe gjithashtu me operimin e zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut.
 
BACK TO NEWS