Si të përfitoni një leje pune dhe leje qendrimi
Home » Të Bërit Biznes » Si të përfitoni një leje pune dhe leje qendrimi
Pëfitoni një leje qëndrimi ose leje pune
Shqipëria, ofron jo vetëm një forcë punëtore shumë të aftë, por edhe me kosto më të ulët në rajon.
Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale ose kolektive, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.
Shqipëria aderon në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Paga minimale në Shqipëri është 40,000 lekë (afërsisht 350 euro). Paga bazë minimale mujore, paguhet për 8 orë punë në ditë.
Paga maksimale, për efekt të përllogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 176,416 lekë, (afërsisht 1,550 euro).
Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare për vitin 2021 (sektori publik dhe privat) është 57, 191 lekë, (afërsisht 500 euro).
Në tremujorin e katërt 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 66,5 %.
Për sa i përket punësimit sipas aktiviteteve ekonomike në vitin 2021, sektori i shërbimeve (shërbime të tregut dhe shërbime jo të tregut) dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 44,3 % dhe 33,8 % të të punësuarve gjithsej.