Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. Takada Mitsuyuki.

Ditën e sotme, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. Takada Mitsuyuki. Takimi u zhvillua në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy palëve.

Gjatë takimit, përfaqësuesit ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me prezencën aktuale të bizneseve japoneze në vendin tonë, duke u ndalur tek faktorët që përcaktojnë zhvillimin e tyre. Diskutimi u përqëndrua tek masat që duhet të ndërmerren për të rritur prezencën e bizneseve japoneze në Shqipëri.

Znj. Plaku shprehu gatishmërinë maksimale nga ana e AIDA për të mbështetur investimet japoneze në Shqipëri, ndërsa Ambasadori Takada theksoi nevojat e bizneseve japoneze.

Në përfundim të takimit, palët dakordësuan që në vijim, AIDA do të paraqesë nevojën për punësim që kanë bizneset japoneze në Shqipëri, përmes kanaleve të saj të komunikimit.

BACK TO NEWS