Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon mbi programin “Creative Europe”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon mbi programin “Creative Europe”, një program i Komisionit Evropian i krijuar për të mbështetur diversitetin kulturor dhe për të nxitur konkurrencën e sektorëve kulturorë dhe krijues përgjatë viteve 2021-2027.
Programi do të mbështesë rreth 250.000 artistë, profesionistë kulturorë dhe audiovizualë, si dhe organizata publike dhe private, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e arteve skenike, arteve të bukura, botimit, filmit, TV, muzikës, arteve ndërdisiplinore, trashëgimisë dhe industrisë së video-lojërave.
Programi “Creative Europe” është i ndarë në dy sektorë: Kultura dhe Media dhe mbështetet nga sektori Ndërsektorial.
Për më shumë informacion mbi programin, lutemi vizitoni broshurën në linkun: https://www.kultura.gov.al/…/Creative-europe-2021-2027…
BACK TO NEWS