Home » Aida
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010, “Për themelimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.
AIDA është pjesë e aparatit organizativ të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.
Si ndërmjetës mes investitorëve të huaj dhe Qeverisë së Shqipërisë, AIDA siguron qasje në informacione të përditësuara, siguron një mënyrë efikase të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një “One-Stop-Shop”, duke mbështetur investitorët gjatë gjithë procesit të investimit.
Rruga “Skerdilajd Llagami”, Nd. 1, H.6, Kodi postar 1019, Njësia administrative 2, Tiranë
+355 (0)42 251 001
info@aida.gov.al
08:00 – 16:30 E Hënë – E Enjte
08:00 – 14.00 E Premte