AIDA ju njeh me funksionalitetet e reja të platformës “Akses në Financë”.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njeh me funksionalitetet e reja të platformës “Akses në Financë”.
Platforma ofron informacione që lidhen drejtpërdrejt me aksesin në financë për NMVM-të dhe që ofrohen nga institucione, organizata apo kompani të ndryshme private dhe publike, kombëtare e ndërkombëtare.
Funksionalitetet përfshijnë ndarjen e skemave financiare në grant dhe skema të tjera financiare, regjistrimin në platformë si një Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme (NMVM) ose Konsulent, si dhe mundësinë për të dhënë një dëshmi suksesi, sugjerim apo përshtypje në lidhje me eskperiencën tuaj me platformën.
Për më shumë informacion, AIDA ju fton të ndiqni videon ilustruese.