AIDA, njofton të gjithë të interesuarit se Dhoma e Tregtisë Italo – Çeke, do të zhvillojë Edicionin e Dytë të Forumit Ndërkombëtar #THINKGLOBAL në datën 17 nëntor 2023 në Torino, Itali.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Dhoma e Tregtisë Italo – Çeke, do të zhvillojë Edicionin e Dytë të Forumit Ndërkombëtar #THINKGLOBAL në datën 17 nëntor 2023 në Torino, Itali.
Fokusi i këtij edicioni do të jetë ndërkombëtarizimi dhe hapja e horizonteve të reja drejt mundësive dhe sfidave të reja në tregun ndërkombëtar. Vendet pjesëmarrëse në forum do të jenë Italia, Republika Çeke, Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Shqipëria dhe Egjipti.
Ky event ofron mundësi për kontakte të drejtpërdrejta, jo vetëm me kompani të huaja nga vendet pjesëmarrëse, por edhe kontakte me unione, shoqata, agjenci dhe përfaqësi diplomatike.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë forum, klikoni në linkun: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeWSKjTCoB7BZ…/viewform, ose për më shumë informacion kontaktoni në adresën e-mail: info@aida.gov.al.
BACK TO NEWS