AIDA njofton të gjithë të interesuarit se Regional Cooperation Council – RCC do të organizojë edicionin e katërt të Balkanthon, një konkurs online në kërkim të ideve dhe zgjidhjeve më të mira digjitale në Ballkanin Perëndimor.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Regional Cooperation Council – RCC do të organizojë edicionin e katërt të Balkanthon, një konkurs online në kërkim të ideve dhe zgjidhjeve më të mira digjitale në Ballkanin Perëndimor.
Në edicionin e tij të katërt, Balkanthon fokusohet në tre fusha prioritare: Turizëm i qëndrueshëm, Ekonomia Jeshile dhe Sipërmarrja.
Kandidatët e përzgjedhur do të marrin pjesë në një program mentorimi dy-ditor nga ekspertë të fushës, do të kenë mundësi të implementojnë idenë e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe të fitojnë një nga gjashtë çmimet që do të shpërndahen nga një fond prej 60,000 EUR. Për çdo kategori, dy ide do të shpallen fituese dhe do të shpërblehen me 10,000 EUR.
Regjistrimet për pjesëmarrje do të jenë të hapura deri më 13 Shtator 2023 dhe eventi final do të mbahet me 3 Tetor 2023.
Për t’u regjistruar, si dhe për më shumë informacion, ndiqni linkun:

BACK TO NEWS