AIDA pjesë e Expo 2023 te organizuar nga UN Women Albania
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ishte pjesë e aktivitetit Expo 2023, të organizuar nga UN Women Albania, që bëri bashkë mbi 70 pjesëmarrës si: gra sipërmarrëse, kompani private, partnerë të qeverisë dhe profesionistë biznesi.
Qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti ishte për të:
· Nxitur sipërmarrjen e grave
· Nxitur partneritetet dhe bashkëpunimin
· Avancuar barazinë gjinore.
Znj. Desarta Rapushaj, Drejtor i Drejtorisë NVM dhe Projekte pranë AIDA, ishte pjesë e panelit “Aksesi në Financë”, ku theksoi se aksesi ne informacion është hapi i parë drejt aksesit në financë dhe se masat për përmirësimin e aksesit në financë konsiderohen të rëndësishme për forcimin e konkurrueshmërisë së grave sipërmarrëse.
Gjatë aktivitetit, u prezantuan edhe disa nga sherbimet dhe mbështetja që AIDA ofron në promovimin e aftësive sipërmarrëse të grave, rritjen e kapaciteteve dhe krijimin e një klime favorizuese për shtimin e numrit të bizneseve që drejtohen nga gratë.
Ky aktivitet shërbeu si një urë lidhëse për shkëmbimin e përvojave, rritjen e kapaciteteve dhe eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit me qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në ekonominë e vendit.