AIDA, pjesë e seminarit mbi Bashkëpunimin Bujqësor dhe Menaxhimin Inovativ për Shqipërinë për vitin 2023

AIDA, pjesë e seminarit mbi Bashkëpunimin Bujqësor dhe Menaxhimin Inovativ për Shqipërinë për vitin 2023
Gjatë muajit korrik, stafi i AIDA-s mori pjesë në seminarin mbi Bashkëpunimin Bujqësor dhe Menaxhimin Inovativ për Shqipërinë, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Popullore të Kinës.
Gjatë seminarit, pjesëmarrësit u njohën me eksperiencat e avancuara të Kinës në zhvillimin bujqësor, rëndësinë e politikave në zhvillimin e bujqësisë, si dhe teknologjitë e përdorura.
Përmes pjesëmarrjes në këtë seminar, AIDA pati mundësinë të njihej me praktikat më inovative në menaxhimin bujqësor, duke u fokusuar në rivitalivizimin rural, menaxhimin cilësor të produkteve bujqësore, zhvillimin e bujqësisë smart dhe mundësitë për implementimin e këtyre praktikave në sistemin bujqësor shqiptar.
BACK TO NEWS