Drejtoritë dhe Fokusi

Drejtoritë dhe Fokusi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010 “Për krijimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.
Organet drejtuese të Agjencisë, janë:

Bordi Drejtues

Kryetari i Bordit Drejtues

Drejtori Ekzekutiv

Organet drejtuese të Agjencisë, janë:

Drejtoria e Investimeve

Drejtoria NVM dhe Projekte

Drejtoria e Koordinimit

Drejtoria Marketing dhe Kërkim Analizë

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

Misioni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) ka për mision të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, të forcojë potencialin eksportues të vendit, të promovojë mbështetjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri, si dhe të promovojë potencialin turistik të vendit.
AIDA, maksimizon investimet e brendshme dhe të huaja, nëpërmjet krijimit të iniciativave ndihmuese rrit aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve në Shqipëri, përmirëson kapacitetet teknologjike dhe rinovimin e tyre me qëllimet e kombinuara që të rrisë investimet e huaja direkte, të forcojë kapacitetet e biznesit shqiptar, si edhe të ndërtojë një imazh të denjë të Shqipërisë me fokus, tërheqjen e investitorëve të ndryshëm.

Veprimtaria e Agjencisë përqendrohet kryesisht, në:

Drejtoritë

Objektivi i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse është garantimi i mbarëvajtjes administrative, teknike, ligjore dhe financiare për funksionimin normal të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e krijuara sipas legjislacionit përkatës. Drejtoria ndihmon në koordinimin e aktiviteteve, në mënyrë që të arrihet sinergjia e duhur ndërmjet drejtorive, me qëllim arritjen e objektivave në mënyrë eficente dhe efektive.

Funksionet kryesore:
  • Mbështetja e veprimtarisë së Agjencisë, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim krijimin e infrastrukturës dhe burimet e domosdoshme që garantojnë zhvillimin e veprimtarisë normale të proceseve të punës.
  • Ndjekja e aktivitetit ekonomiko-financiar dhe administrativ të institucionit, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Drejtor i Drejtorisë,
Erisa Ymerali
erisa.ymerali@aida.gov.al
Organika e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve

Social Media