Që prej muajit Shtator të vitit 2023, znj. Laura Plaku Saro mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Znj. Saro ka përfunduar studimet Bachelor në degën e Drejtësisë pranë University of Kent, Canterbury, Mbretëria e Bashkuar dhe Master Shkencor LLM në degën e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë University of Kent, Bruksel. Duke vijuar me disa kualifikime dhe angazhime pasuniversitare të tjera ndërkombëtare në të njëjtat fusha, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bruksel.
Ajo ka një përvojë pune 12 vjeçare në disa institucione publike dhe private, kryesisht në fushën e menaxhimit dhe konsulencës ligjore e strategjike.
Gjatë së njëjtës periudhë dhe aktualisht, vijon të japë kontributin e saj personal për një qytetari aktive, duke nisur nga lektorimi dhe deri tek menaxhimi i projekteve të ndryshme nga/në Shoqërinë Civile, duke rrjetëzuar aktorë të ndryshëm me qëllim zhvillimin e vendit tonë në perspektivën europiane. Këto aksione janë pjesë e disa botimeve dhe udhëzuesëve në autorësi dhe bashkautorësi të znj. Saro.
Znj. Laura Saro mbart edhe titullin dhe profesionin e “Avokatit” në Republikën e Shqipërisë, që prej vitit 2017.
Motoja jonë është TË JETËSOJMË IDE STRATEGJIKE, duke u shndërruar në partnerin dhe udhërrëfyesin e të gjithë investitorëve të interesuar për të qenë pjesë e rrugëtimit të zhvillimit të tyre dhe atë të Shqipërisë.
Ne besojmë fort në vlerat si ‘fuqia e diversitetit’ dhe ‘perspektiva strategjike’ duke asistuar dhe mundësuar rritjen e investimeve frytdhënëse për ekonominë e vendit tonë.
Le të zgjerojmë artin e së mundurës së bashku, duke u bërë palë në rrugëtimin e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
laura.plaku@aida.gov.al