Programi i Transparencës Hyrje |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AIDA | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AIDA-s | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga AIDA | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AIDA | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AIDA | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AIDA |
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e AIDA
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- CV-të e subjekteve deklaruese.
- Proçedura që ndjekin funksionarët e AP për të marrë vendime.
- Proçedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP (përfshirë adresën postare/ elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave- afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve.).
- Ligje/akte nënligjore
- - Baza ligjore e AIDA-s
- - Legjislacioni për Investimet Strategjike
- - Legjislacioni për NVM
- Rregullore
- Kodi Etik i AIDA-s
- Strategji (Nuk Aplikohet)
- Raport vjetor
- Koordinatori: Lorina Salaj
- E-mail: lorina.salaj@aida.gov.al
- Tel: +355 042 251001
- Adresa: Rr. Skerdilajd Llagami, Nd. 1, H. 6, Kodi Postar 1019, Njësia Administrative 2, Tiranë
- Orari: 08:00 – 16:30 e hënë – e enjte; 08:00 – 14.00 e premte
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- • Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
- • Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
- • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
- - emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
- - adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
- - përshkrimin e informacionit që kërkohet;
- - formatin në të cilin preferohet informacioni
- - çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
- • Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
- • Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
- -ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
- - ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
- • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
- • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
- • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
- • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
- • Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
- • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- • Shkarko formularin
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al, dorazi ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. Abdi Toptani, Tiranë
- Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Neni 24
- Procedurat për shqyrtimin e ankesave
- 1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
- 2. Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
- a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
- b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
- 3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
- 4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
- 5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:
- a) mospranimin e ankesës kur:
- ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
- ankimi nuk paraqitet në formë shkresore
- nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
- b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
- c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
- ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.
- 6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
- 7. Pocedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.
- • Shkarko formularin
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AIDA-s
- - AIDA nuk tarifon pagesë për shërbimet e saj.
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- - AIDA nuk ka.
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
- - AIDA nuk ka.
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2023
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2022
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2021
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2022
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2021
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
- Regjistri i kontratave të lidhura nga AIDA për vitin 2023
- AIDA ju ndihmon të investoni në Shqipëri duke ju mbështetur, me:
- Informacione mbi mundësitë e investimit në Shqipëri dhe arsyet kryesore përse vendi ynë është tërheqës për investimet e huaja direkte. Të gjithë informacionin rreth ekonomisë së Shqipërisë, burimeve njerëzore, infrastrukturës, stimujve investues prezantohen në një shkallë të gjerë me dokumente në shqip dhe anglisht.
- Kontakte nga Shqipëria apo jashtë saj, falë një pune paraprake anketimi dhe misioneve specifike të kontaktit për të përmbushur nevojat e investitorëve. Qasja jonë është të paraqesim ofertën më të kënaqshme shqiptare për kompanitë që kërkojnë ndërkombëtarizim.
- Këshilla për mjedisin e përshtatshëm për suksesin e projekteve, rajoneve të funksionimit, planeve të investimeve, metodave të financimit.
- Ndihmë për investitorët me vizitat eksploruese në Shqipëri dhe në fazat e ndryshme të zbatimit të projektit. Programet e kontaktit me institucionet dhe kompanitë shqiptare në fushat e aktiviteteve të dëshiruara dhe interesave të investitorëve, të cilat përgatiten nga stafi i AIDA-s.
- Mbështetje për të përmirësuar qëndrueshmërinë e kompanisë përmes monitorimit të personalizuar dhe ndihmës së vazhdueshme me departamentet e ndryshme ministrore shqiptare, si dhe me organizatat dhe autoritetet rajonale.
- Ligji nr. 55/2015, hyri në fuqi me dt. 01 janar 2016 dhe si synim kryesor kishte rritjen e investimeve strategjike vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të konsideruar si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve. AIDA në funksionin e dritares unike zhvillon shërbime të promovimit, nxitjes dhe tërheqjes së investimeve strategjike duke promovuar klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse dhe kuadrin ligjor favorizues për investimet strategjike, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Nuk ka)
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi (Nuk ka)
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve (Nuk ka)
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AIDA-s
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AIDA ( Nuk ka )
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve ( Nuk ka )
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim ( Nuk ka )
- Procedura e ankimimit ( Nuk ka )
Shënim: AIDA nuk e ofron këtë shërbim.
- Të reja dhe evente
- Publikime
- Njoftime për proçedurat e rekrutimit/ pranimit sipas Kodit të Punës
- Investimet Strategjike
- - Kriteret e përzgjedhjes
- - Masat mbështetëse
- - Procedurat e aplikimit
- - Vendimet e KIS
- Investimet e Huaja Direkte
- - Investime të Huaja Direkte
- - Sektorët kyç për të investuar
- NVM
- - Si të eksportosh
- - Të dhëna mbi import eksport
- - B2B
- - Iniciativat e Financimit
- - Fondet e AIDA-s
Shënim: AIDA vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.