Anketë – Identifikimi dhe analiza e nevojave për trajnime të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme | Situata Post Covid

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të qenë sa më pranë nevojave të sipërmarrjeve ka hartuar një anketë për identifikimin dhe analizën e nevojave për trajnime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME).

Qëllimi i anketës është të identifikojë dhe adresojë disa nga nevojat kryesore për trajnime të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe më pas rezultatet dhe gjetjet e këtij pyetësori në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të krijojnë mundësi për ofrimin e trajnimeve nëpërmjet një platforme pa pagesë.

Anketa ” Identifikimi dhe analiza e nevojave për trajnime të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme | Situata Post Covid i drejtohet të gjitha sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rezultatet do të jenë vetëm për qëllime studimore ku informacioni dhe të dhënat e transmetuara nga ju do të jenë tërësisht konfidenciale.

Ftojmë të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të plotësojnë formularin e mëposhtëm duke dërguar të dhënat e tyre.https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfvVJieZ3P…/viewform…

Për më shumë informacion mbi anketën mund të kontaktoni në adresën zyrtare info@aida.gov.al

BACK TO NEWS