Energjia
Shqipëria ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike, mes rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël, për pasojë ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si: dielli, era, uji, biomasa dhe burimet gjeotermale.
Përdorimi i këtyre burimeve përbën një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave si: mbështetja për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji; dhe mbrojtja e mjedisit.
Në vitin 2020, sipas EUROSTAT, Shqipëria kishte peshën më të lartë të burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale nga Ballkani Perëndimor (45.0%), një rritje prej 13.1 pp krahasuar me vitin 2010.
Instrumentet kryesore të politikave energjetike shqiptare përfshijnë harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit energjetik me direktivat evropiane, mbrojtjen e konsumatorit, promovimin e efikasitetit të energjisë dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme. Planifikimi i energjisë bazohet në kosto më të vogël dhe inkurajimin e investimeve private dhe publike-private.