AIDA organizon pjesëmarrjen e një delegacioni biznesi në Expo 2020 Dubai
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në rolin e institucionit koordinues të pavijonit shqiptar në panairin botëror Expo 2020 Dubai, organizoi në datat 9-10 dhjetor aktivitetin e ndërmjetësimit për bizneset me temë “Albanian companies to EXPO 2020 Dubai opportunities”, në Dubai.
Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të bizneseve shqiptare dhe të huaja, dhoma tregtie dhe organizata biznesi nga shtete të ndryshme.
Gjatë aktivitetit përfaqësues të bizneseve shqiptare realizuan takime B2B me biznese ndërkombëtare pjesëmarrëse në Expo 2020 Dubai, me synim krijimin e kontratave të bashkëpunimit, shkëmbimin e informacioneve dhe eksperiencave, në një botë inovative në zhvillim të shpejt dhe të vazhdueshëm.
Gjithashtu, bizneset shqiptare të shoqëruar nga stafi i AIDA-s zhvilluan vizita në pavijonet e disa shteteve pjesëmarrëse në Expo 2020 Dubai dhe patën mundësi të takojnë përfaqësues biznesi me qëllim evidentimin e partnerëve potencial ndërkombëtarë.