AIDA, pjesë e Misionit Ekonomik Austri-Shqipëri
Më datë 06 tetor 2021, u mbajt Misioni Ekonomik Austri-Shqipëri. Ky mision u zhvillua në kuadër të programit ReFocusAustria, i cili synon konsolidimin e pozicionit të Austrisë si një destinacion investimesh në biznes dhe turizëm.
Misioni Ekonomik nisi me mbajtjen e sesionit të 8 të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, gjatë të cilit u diskutua mbi temat kryesore për bashkëpunim ekonomik mes Shqiperisë dhe Austrisë për vitet e ardhshme, duke vijuar me konferencen mbi FDI-të dhe nearshoring in Albania, ku përfaqësues nga AIDA ishin pjesë e panelit të diskutimit.
Misioni Ekonomik u mbyll me një aktivitet rrjetëzimi mes bizneseve, ku AIDA mori pjesë me synim krijimin e lidhjeve me komunitetin e biznesit vendas dhe atij austriak.