Forumi i Biznesit Shqipëri – Gjermani

Ditën e sotme, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi Forumin e Biznesit Shqipëri – Gjermani. Pjesmarrësit kryesorë të këtij aktiviteti ishin rreth 40 biznese të reja gjermane të rrjetit “The Young Entrepreneurs” dhe rreth 60 biznese shqiptare me interesa direkte në fushat e bizneseve mike.

Vizita e delegacionit gjerman kishte si qëllim njohjen më nga afër me potencialin dhe mundësitë konkrete që ka Shqipëria për investime, njohjen dhe prezantimin me projekte që mbështet Qeveria Shqiptare, por edhe me fusha të reja për investime të mundshme.

Fjalën përshëndetëse dhe hapëse të forumit e mbajti Zv/Ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Z. Endrit Yzeiraj, i cili bëri edhe një kornologji të historisë së marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Gjermani ndër vite.

Ministrja e Financave dhe Ekonomië, Znj. Delina Ibrahimaj, theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike dhe tregtare që Shqipëria ka me Gjermaninë. Znj. Ibrahimaj shprehu se Shqipëria ofron një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes, e parë kjo nga stabiliteti politik, ekonomik dhe social. Znj. Ibrahimaj përmendi histori suksesi të kompanive gjermane në Shqipëri dhe ftoi bizneset gjermane të investojnë dhe bashkëpunojnë me bizneset vendase.

Në fjalën e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Frida Krifca, ftoi kompanitë gjermane të investojnë në Shqipëri dhe bashkëpunojnë me kompanitë tona, duke theksuar lehtësirat që ofron Shqiperia. Znj. Krifca u ndal gjithashtu, te paktet dhe marrëveshjet ekonomike që shteti shqiptar do të ndërmarrë për një bujqësi të qëndrueshme, si dhe partneritetin e nënshkruar me Ministrinë e Bujqësisë në Gjermani.

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Shqipëri Sh.T. Z. Peter Zingraf, përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi AIDA-n për pritjen dhe organizimin e këtij forumi. Ambasadori Sh.T. Z. Zingraf theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis dy shteteve dhe u shpreh i bindur për progresin e vazhdueshëm ekonomik të vendit tonë, duke i ftuar kompanitë gjermane ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Në fjalën e saj përfaqësuesja e Delegacionit Gjerman, bëri një prezantim të pjesëmarrësve në delegacion dhe sektorëve që përfaqësonin. Gjithashtu u shpreh se 90% e bizneseve në Gjermani ishin biznese familjare. Në përmbyllje theksoi se bizneset gjermane ishin të interesuar të njihnin bizneset shqiptare edhe se çfare vendi ynë ofton për ata.

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Trgtisë dhe Industrisë Tiranë, falënderoi të pranishmit dhe prezantoi sektorët kyç dhe një pjesë e kompanive shqiptare pjesëmarrëse në forum.

Prezantimin përmbyllës të forumit e mbajti Drejtoresha e Investimeve pranë AIDA-s Znj. Mileva Meksi, duke u ndalur dhe prezantuar në mënyrë të detajuar për pjesëmarrësit mbi klimën e biznesit në Shqipëri, çfarë ofron vendi ynë për investitorët e huaj, incentivat e Qeverisë Shqiptare në të gjithë sektorët prioritarë, marrëveshjet ekonomike, si edhe ndihmën e AIDA-s në këtë proces.

Pas përfundimit të prezantimeve, forumi vijoi me takimet B2B (business to business), kompanitë gjermane dhe shqiptare patën mundësi të diskutonin dhe shkëmbenin kontaktet për bashkëpunime të mëtejshme.

KTHEHU TEK EVENTET