Organizohet online konferenca për forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Francë

Ditën e djeshme u zhvillua takimi online me Këshillin e Biznesit Francë-Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale -ekonomike.

Ky takim u organizua nga MEDEF (Mouvement des Enterprises de France) me ndihmën e ambasadës sonë në Paris dhe ambasadës franceze në Shqipëri.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Sokol Nano, bëri një prezantim mbi klimën pozitive të investimeve në Shqipëri, sektorëve stategjikë dhe incentivave që shteti shqiptar ofron për investimet e huaja direkte.

Nano vlerësoi bashkëpunimin mes shteteve, si edhe mundësitë tregtare dhe investimet dypalëshe.

Franca është prezente në disa sektorë, në Shqipëri dhe trendi i investimeve në sektorë të rëndësishëm strategjikë është në rritje.

Konferenca u mbyll me synimin dhe objektivin e përbashkët për të vazhduar dhe rritur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Francës.

KTHEHU TEK EVENTET