Prezantimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve në EXPO 2020 Dubai
Sot, më datë 8 nëntor 2021, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar EXPO 2020 Dubai, organizoi një event në qendrën Business Connect Center.
Qëllimi i eventit ishte prezantimi i Shqipërisë si një destinacion investimesh dhe i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve si strukturë lehtësuese dhe promovuese e investimeve të huaja në Shqipëri.
Pjesëmarrës në event ishin përfaqësues të rëndësishëm nga shtete të ndryshme të botës, përfaqësues nga bota e biznesit, si dhe dhomave të tregtisë.
Të pranishmit shprehën interesin e tyre për të ditur më tepër mbi sektorët strategjikë në Shqipëri, si dhe asistencën që AIDA mund t’u ofrojë investitorëve në realizimin e projekteve të tyre.