Vizita në Arabinë Saudite, një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite gjatë të cilës ka kryer një sërë takimesh të rëndësishme. Ai është pritur nga mbreti Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, me të cilin u nënshkuan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi duke çelur një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryeministri është takuar edhe me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për programin e projekteve të propozuara prej palës shqiptare në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.
Një takim shumë i rëndësishëm është vlerësuar ai më Ministrin e Financave, Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan dhe Ministres tonë të Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj, ku shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve dhe diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët dhe mjetet për t’i forcuar ato. Gjatë këtij takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes për eleminimin e taksimit të dyfishtë, çka nënkupton rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së investimeve të huaja.
Pjesë e ketij delegacioni ka qenë edhe Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Sokol Nano, i cili ka theksuar klimën e favorshme që Shqipëria ka për thithjen e investimeve të huaja, përfshirë edhe ato arabe.