Home » Investimet në Shqipëri » IHD
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2022, indikatori i fluksit shënon vlerën € 1372 milionë, duke shënuar shifër rekord në fluksin e investimeve të huaja direkte në vend. Krahasuar me vitin 2021, kur fluksi shënonte € 1035 milionë, kemi një rritje me € 337 milionë ose me 32.5%.
Për 2022, investimet e huaja në vend janë dominuar nga Hollanda e cila ka kontribuar me rreth 16% në fluksin total, e ndjekur nga Italia me 10%, Gjermania me 6.6%, Austria me 6% dhe Kosova me 4.6%.
Për 2022, burimi kryesor i hyrjeve të IHD-ve në terma të fluksit ishte sektori i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme që përfaqësonte rreth 21.2% të fluksit total.
Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë janë sektori i Industrisë nxjerrëse me 19.5%, i Energjisë elektrike, gazit, dhe furnizimit me ujë me 12.7%, i Aktivitete financiare dhe të sigurimit me 11.5% dhe ai i Industrisë përpunuese me 10.6% ndaj totalit.
Stoku i investimeve te huaja direkte
Në fund të vitit 2022, indikatori i stokut shënon vlerën € 11 339 milionë, duke shënuar shifër rekord në stokun e investimeve të huaja direkte në vend.. Krahasuar me vitin 2021, kur stoku shënonte € 9 544 milionë, kemi nje rritje me € 1795 milionë ose 18.8 %.
Për 2022, investimet e huaja në vend janë dominuar nga Zvicra e cila ka kontribuar me rreth 16.6 % në stokun total, e ndjekur nga Hollanda me 16.4%, Kanadaja me 12.7%, Italia me 10.6% dhe Turqia me 7.4%.
Për 2022, burimi kryesor i hyrjeve të IHD-ve në terma të stokut ishte Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ajër të kondicionuar që përfaqësonte 26.5 % të stokut total.
Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë janë sektori i Industrisë nxjerrëse me 15.3%, Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 12%, i Informacionit dhe Komunikacionit me 10.6% dhe i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme me 10% ndaj totalit.