Oferta Konkurruese Ndërkombëtar për projektin “Sliac-Construction of In-Transit platform, Arm/Disarm Pad, and Extension of Parking Area”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë e kualifikuara shqiptare, për të marrë pjesë në tenderin e shpallur nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Sllovake, në ofertën Konkurruese në nivel Ndërkombëtar (ICB), për projektin “Sliac-Construction of In-Transit platform, Arm/Disarm Pad, and Extension of Parking Area”. Projekt është i bashkë financuar nga Programi i Investimeve të Sigurisë së NATO-s.  

Prokurimi do të kryhet në përputhje me Procedurat Ndërkombëtare të Tenderit Konkurrues të NATO-s – Direktiva AC/4-D/2261. Kompanitë e interesuara do të identifikohen nëpërmjet paraqitjes së një dokumenti të vlefshëm të Deklaratës së Pranueshmërisë, jo më vonë se data 22 nëntor 2023.  

Informacionet e tjera më të detajuara në përputhje me procedurën e vendosur për këtë projekt, i gjeni në linkun: Link

BACK TO NEWS