Organizohet webinari me titull “Mundësi të reja investimi në Shqipëri: Kriptovaluta, Blockchain dhe tregjet financiare në dritën e Aktit Fintoken”

Më datë 12 Tetor, Zyra ligjore Tonucci & Partners me mbështetjen e Confindustria Albania organizuan webinarin me titull “Mundësi të reja investimi në Shqipëri: Kriptovaluta, Blockchain dhe tregjet financiare në dritën e Aktit Fintoken”.

Ky webinar kishte në fokus çështje të ndryshme të lidhura me Ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i njohur ndryshe dhe si Fintoken Act.

Ky ligj, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 Shtator 2020, ka si objekt rregullimin e emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale; licensimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit dhe ruajtjes së tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, e agjentit të tokenëve digjitalë, ofruesit të shërbimeve inovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive.

Shqipëria është një nga vendet e para në Europë që ka hedhur këtë hap dhe ky ligj pritet të jetë një burim i ri për tërheqjen e bizneseve inovative dhe krijimit të mundësive të reja të investimeve.

Një prezantim i veçantë u bë për Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a, e cila është licencuar për herë të parë në vitin 2017 dhe aktualisht tregton vetëm bono dhe obligacione thesari. Sipas parashikimeve të tyre së shpejti pritet të futet dhe tregtimi i titujve të korporatës.

Zhvillimi më tej i këtij sektori do të krijoj vende të reja pune, të cilat do ta bëjnë vendin më tërheqës dhe do të jenë një shtysë që të rinjtë, por jo vetëm, të qëndrojnë në vendin e tyre.

BACK TO NEWS