Programi i asistencës teknike për hyrjen në tregjet europiane dhe botërore
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë e vogla dhe të mesme shqiptare të bëhen pjesë e konkursit të Forumit të Investimeve të Dhomës së Ballkanit Perëndimor 6, me temë: “Programi i asistencës teknike për hyrjen në tregjet europiane dhe botërore”.
Aktiviteti zhvillohet me rastin e pesë vjetorit të themelimit të Tregut të Përbashkët Rajonal për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Forumi i Investimeve i Dhomës së Ballkanit Perëndimor 6(WB6 CIF), me mbështetjen e Komisionit Europian.
Kompanitë që mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e konkursit, duhet t’i përkasin sektorëve: Përpunimi i frutave dhe perimeve; Prodhimi i pjesëve dhe makinerive bujqësore; Prodhimi i pijeve alkoolike.
Më shumë informacion mbi thirrjen dhe kategoritë e çmimeve që do të jepen gjatë konkursit i gjeni në linket: https://surveys.wb6cif.eu/index.php/862416?lang=en dhe https://www.wb6cif.eu/…/invitation-technical…/
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 shkurt 2023 ora 16:00.