Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon trajnim për stafin e Bashkisë Kamëz

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me GIZ (ProSEED), ka vijuar me hapat e mëtejshëm për realizimin e projektit të përbashkët të ndërmarrë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit After-Care.

Kjo iniciative ka si synim krijimin e një zinxhiri komunikimi mes AIDA-s, qeverisjes vendore, institucioneve të edukimit dhe kërkimit, si dhe investitorëve prezentë në zonë, duke synuar përkrahjen e investimeve ekzistuese, nxitjen e ri-investimeve dhe promovimin e resurseve lokale.

Në këtë kuadër, më datë 21 dhjetor 2022, u zhvillua një takim midis stafit të Drejtorisë së Investimeve & After-Care nga AIDA, së bashku me ekspertin e caktuar nga GIZ dhe stafit të Bashkisë Kamëz.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja dhe trajnimi i stafit të Bashkisë mbi konceptin e After-Care. Fokusi nuk ishte vetëm tek prezantimi i stafit të Bashkisë me Shërbimin After-Care që ofron AIDA, por edhe konsolidimi i raportit midis dy institucioneve, si dhe diskutimi i problematikave, nevojave apo rekomandimeve lidhur me cështjet e interesit të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi midis AIDA-s dhe Bashkisë. Forcimi i këtij bashkëpunimi do të ndikojë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.

BACK TO NEWS