Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit të fruta-perimeve, me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.
Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit të fruta-perimeve, me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.
Ky aktivitet i organizuar nga AIDA, mblodhi bashkë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, GIZ Albania, Risi Albania, Creative Business Solution (CBS), Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), SIPPO Albania, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri (ITC), Bioinspecta si dhe përfaqësues të bizneseve të këtij sektori.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth nevojave të sektorit, që lidhen me bashkëpunimin midis aktorëve dhe grupeve të interesit, grupimin kolektiv të fermerëve, sigurimin e cilësisë dhe standarteve të produkteve, mekanizimin e mjeteve, ndërgjegjësimin për certifikimet sigurimin e kreditimit të eksporteve, rritjen e eksporteve të produkteve të fruta-perimeve, dedikimin e granteve për mbështetjen e këtij sektori, promovimin e kompanive të këtij sektori për pjesëmarrje në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.