Home » Të Bërit Biznes » Udhezues Taksash
Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen:
Detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin:
Shkalla e tatimit mbi fitimin është:
SHKALLA TATIMORE E REDUKTUAR
- Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5 %.
- Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Përshoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %.
- Për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor 2021.
- Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.
PËRJASHTIME
Strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” përjashtohen nga tatim fitimi. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.
Norma e tatimit mbi dividendin është 8%.
Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 lekë, i nënshtrohet detyrimeve për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
SHKALLA TATIMORE
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 0 deri në 8 milionë lekë, është 0.
Normat e tatimit mbi të ardhurat personale:
Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.
E ARDHURA NGA PAGA/MUAJ | E ARDHURA E TATUESHME / MUAJ | NIVELI I TATIMIT/MUAJ | ||
Nga | Deri në | Nga | Deri në | |
0 | 50,000 ALL (450)[1] | 0 | 50,000ALL (450€) | 0% |
50,001 ALL (450€) |
60,000 ALL (540€) | 0 | 35,000 ALL (315 €) | 0% |
35,001 ALL (315 €) | 60,000 ALL (540€) | 13% të shumës mbi 35,000 ALL | ||
60,001 (540€) |
Më tepër | 0 | 30,000 ALL (270 €) | 0% |
30,001(270 €) | 200,000 ALL (1800 €) | 13% e shumës mbi 30,000 ALL | ||
200,001 ALL (1800 €) | Më tepër | 22,100 ALL (200 €) + 23% të shumës mbi 200,000 ALL (1800 €) |
[1] Kursi i përdorur është 1 EURO = 111 lekë
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Kontribute | Punëdhënës | Punëmarrës | I vetëpunësuar |
Kontribute sigurime shoqërore | 15 % | 9.5 % | 23 % |
Kontribute sigurime shëndetësore | 1.7 % | 1.7 % | 3.4 % |
Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet mbi pagën bruto mujore dhe varion nga një shumë minimale prej ALL 40 000 deri në një shumë maksimale prej ALL 176,416.
Kontributi i sigurimit shëndetësor llogaritet mbi pagën bruto mujore.
Personat e vetëpunësuar paguajnë 3.4% kontribut të sigurimit shëndetësor të jo më pak se dyfishit të pagës minimale, pra prej ALL 80,000, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në 23% të jo më pak se pagës minimale ALL 40,000.
FUSHA E ZBATIMIT
Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:
KUFIRI MINIMAL I REGJISTRIMIT
Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 lekë.
SHKALLA STANDARDE
Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 %.
SHKALLA E REDUKTUAR
Shkalla e reduktuar 6% e TVSH aplikohet:
Shkalla e reduktuar 10% e TVSH aplikohet:
Shkalla 0%:
Trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së:
PËRJASHTIME NË IMPORT
Importimi i makinerive dhe pajisjeve:
a) në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë (4,166,667 Euro)
b) në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;
Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:
Akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Produkte që i nënshtrohen akcizës janë:
LINDJA E DETYRIMIT TË AKCIZËS
Për mallrat e akcizës detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes së mallit për konsum në territor.
Në rastet e importit të mallrave të akcizës, detyrimi i akcizës lind në momentin e lindjes së borxhit doganor, sipas përcaktimeve përkatëse të Kodit Doganor.
DEKLARIMI
Deklarimi i akcizës bëhet nga:
a) depozituesi i miratuar;
b) pritësi i regjistruar;
c) dërguesi i regjistruar;
ç) përfaqësuesi fiskal;
d) individi (personi fizik natyror).